Në studion e emisionit “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpjeguar në mënyrë të detajuar, historikun e 2 rasteve të identifikuara me koronavirus në Shqipëri. “2 rastet janë paraqitur në një spital jo publik dhe janë drejtuar menjëherë të telefonojnë në numrin 127. Ata kishin temperaturë, diarre, këputje muskujsh. Kanë telefonuar në numrin 127 dhe Urgjenca Kombëtare ka vajtur në banesën e tyre, kanë marr tamponët përkatës dhe janë çuar në laborator. Atyre u është këshilluar të qëndrojnë në shtëpi deri në momentin e daljes së analizave dhe pas analizave janë marr në telefon”, ka treguar Manastirliu.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse janë analizuar familjarët e personave të prekur, Ministrja tha se analizat bëhen në bazë të një protokolli të raportuar nga OBSH, sipas një protokolli që përcakton se mo strat u merren personave me histori udhëtimi apo simptoma. Manastirliu: Ne kemi identifikuar një rast i cili ishte importuar dhe një kontakt i ngushtë i tij. Fevziu: Po familjarët e tjerë? Manastirliu: Ata janë një familje e madhe dhe menjëherë është ngritur alerti për të bërë të gjithë hartëzimin e kontakteve. Fevziu: Me sa persona? Manastirliu: Është një listë dinamike ka filluar me 14 persona.
Ndërkohë gazetarja Juli Xhokaxhi, ka pyetur ministren lidhur me persona të tjerë, që mund të jenë infektuar nga 2 të identifikuarit e parë,duke qenë se ata kishin edhe një bar. Manastirliu: Bari është mbyllur, është bërë dezinfektimi i ambienteve të barit dhe ambienteve të përbashkëta në shkallë. Xhokaxhi: Klientët që kanë qenë prezentë, si do bëhet? Mansatirliu: Puna ka filluar që mbrëmë për të gjurmuar gjithë kontaktet, duke filluar me kontaktet e ngushta. E pyetur se kur pritet të dalin përgjigjet e familjarëve të dy personave të prekur, Ministrja tha se pritet që të ketë një përgjigje brenda mesnatës.