Vështirësitë në portalin e-Albania për të aplikuar për lejen digjitale e pranoi dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Në komunikimin e pasdites me qytetarët, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e masave shtrënguese në luftën ndaj COVID-19, ndërsa i kërkoi policisë që dhe ditën e nesërme të mos alokojnë gjoba për personat që nuk kanë mundur ende të marrin lejen për të bërë pazar.