Prej disa kohësh po përflitet për një largim të mundshëm të Paul Pogba nga Manchester United. Mesfushori francez kërkon largimin nga “Djajt”, por që akoma nuk ka marrë aprovimin nga klubi. Këtë dëshirë të Pogba e ka shprehur vetëm agjenti i tij, Mino Raiola, ndërkohë që vetë lojtari nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje.Rio Ferdinand, një nga legjendat e United e këshillon Pogba të bisedojë me klubin dhe t’ia bëjë gjërat të qarta, nëse dëshiron të largohet apo të qëndrojë. Nëse francezi vendos të qëndrojë, atëherë legjenda e United mendon se me mesfushorin duhet ndërtuar një plan afatgjatë.
“Mendoj se është një bisedë që duhet bërë mes Pogba-s dhe drejtuesve të Manchester United. A dëshiron të largohet, të qëndrojë, si është plani i tij? Kur gjithçka të komunikohet mes palëve, atëherë mund të mendohet për një plan afatgjatë. Nuk mund të ndërtohet skuadra rreth Pol Pogba, jo në këto rrethana”, u shpreh Ferdinand.