SHBA
Që prej shfaqjes COVID-19 në muajin dhjetor në Kinë, numri i personave të vdekur në mbarë botën ka arritur në mbi 15 mijë mijë ndërsa numri i të prekurve është mbi 350 mijë. Vendin e parë për numrin e të infektuarve dhe numrin e të vdekurve e mban Italia 5,476 viktima dhe rreth 60 mijë të infektuar.
Në vend të dytë deri tani për nurmin e të vdekurve nga COVID-19 mbetet Kina me 3 261 të vdekur dhe rreth 81000 te infektuar. Përveç Italisë, situata nga pandemia e koronavirusit paraqitet tejet dramatike edhe në Spanjë. Sipas “El Pais”, në Spanjë janë konfirmuar 33 mijë të prekur, nga të cilët vijojnë të jenë në kujdes intensiv 2355 persona. Deri tani, në Spanjë kanë humbur jetën 2182 persona.
Autoritetet vendase të shëndetësisë kanë bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 462 persona të vdekur nga koronavirusi.
Në SHBA po shihet një rritje e shpejtë e rasteve të të infektuarve me 35,176 raste nga ku 459 persona kanë humbur jetën. Gjermania me 27,289 me 115 të vdekur. Irani ka 23,049 të infektuar me koronavirus ku 1,812 persona kanë humbur jetën