Në këtë situatë pandemie shumë njerëz kërkojnë ngushëllim tek parashikimet e profetëve, ose tek zodiaku, për të parë se ç`do ndodhë në vazhdim. Ka nga ata që rilexuan parashikimin e Brankos, për horoskopin e këtij viti të bërë që vjet dhe u shqetësuan. Sipas tij, ditët e para të pranverës do provojnë diçka që s`e kanë provuar kurrë më parë, nga pozicionimi i Saturnit në Ujor. Ndikimi do jetë drejpërdrejt në politikë, parlament, ministri dhe ligj. Dikush do të rrën ohet. Kuadri astral i 2020-ës, sipas tij është i njëjtë me atë të L uftës së Dytë Botërore.
Ai parashikoi gjithashtu që në fillim të vitit, njeriu do ketë mundësinë të demonstrojë aftësinë dhe talentin e jashtëzakonshëm në matematikë, shkencë, kërkime mjekësore dhe astrofizike. Kjo mund të lidhet me situatën në të cilën ndodhet gjithë bota prej koronavirusit dhe vaksinës që po kërkojnë për ta lu ftuar. “Do të jetë një su lm vetëm disa muajsh, një provë qëndrueshmërie për të gjithë ne. Planeti do kthehet në Bricjap për Krishtlindje”, thuhet në parashikim e Brankos.