Caelie Wilkes, një grua nga California kishte ujitur një lule për dy vite, ndërsa më vonë e kuptoi se ishte plastike. Sipas mediave të huaja, ajo kishte publikuar “mje rimin” e saj në llogarinë e saj në Facebook. “Ndjehem sikur këto dy vitet e fundit kanë qenë një gënjeshtër për mua”, shkroi Wilkes – 24 vjeçe. Gruaja amvise nga California shprehet se ishte jashtëzakonisht krenare për “lulen e saj të bukur”, të cilën e kishte vendosur për dy vjet me radhë në pragun e dritares së saj të kuzhinës. “Isha e përkushtuar kaq shumë, sa që dikush tjetër që përpiqej të ujiste lulen time, bëhesha xheloze”, u shpreh Wilkes.
Rastin e kishte zbuluar krejt rastësisht kur u përpoq të ndërronte vazon e saj, teksa aty pa që ajo në të vërtetë ishte e rreme. “E tërhoqa nga ena, dhe kur e pashë brenda vazos ishte e ngjitur me stiropor dhe me rërë në majë, andaj u binda që ishte plastike”, ka thënë ndër tjerash ajo.