Megjithëse dikur ishin shoqe të ngushta, Jonida Maliqi dhe Alba Danaj kanë pasur sot një përplasje në distancë. Sot, Alba hodhi një thumb në InstaStory lidhur me një deklaratë të Jonidës pak kohë më parë, e cila shprehej se nuk i pëlqente aspak çantat e vogla të dorës dhe s’do të blinte kurrë një të tillë. Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mje rë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruante Alba në postimin e saj në InstaStory.

Pasi mesazhi i saj thumbues bëri xhiron e rrjetit, Jonida Maliqi ia ka kthyer me lezet ish-mikeshës kunjën që i hodhi. Këngëtarja ka publikuar në InstaStory një foto krahas së cilës shkruhet: “Urr ejtja nuk është gjëja më e rre zikshme, indiferenca është” Kështu, Jonida e ka dhënë mesazhin e saj të parë dhe të fundit, duke treguar se ka vendosur të qëndrojë indiferente ndaj kësaj situate me ish-mikeshën e saj. Pavarësisht kri tikave të Albës, Jonida vazhdon të jetë tepër e angazhuar me modën në vendin tonë, pasi shumë shpejt do të ngjisë në sfilatë markat dhe stilistët më të njohur në Shqipëri. Eventi në bashkëpunim me panairin më të madh të bukurisë në Shqipëri, “Beauty Fair Albania”, do të vijë nën emërtimin “Tirana Fashion Days”.