Nga frika e koronavirusit edhe Kosova po ndërmerr masa të forta në përpjekje për të shmangur sa mëm shumë përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.
Ndryshe nga shumë vende në botë ashtu sikurse Shqipëria, që kanë përdorur dezifktantë për vende të ndryshme si rrugët, godinat dhe autobuzët, Kosova ka ndjekur shembullin e Turqisë ku rrugët i kanë larë dhe fërkuar me shkumë e jo thjeshtë dezifektant.
Përmes disa fotove të publikuara nga mediat vendase shihet që në Prishtinë rrugët janë larë me ujë të bollshëm dhe shkumë, sikurse ndodhi një ditë më parë në Stamboll.