Deputeti i Qarkut Elbasan, Taulant Balla bën një bilanc të operacionit humanitar atje gjatë shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Ai thotë se në pak ditë janë ndihmuar me pako ushqimore mijëra familje dhe qindra pensionistëve iu janë dërguar ilacet në banesë.

Statusi i plotë:

Falë bashkëveprimit me shtatë bashkitë Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Prrenjas dhe Belsh kemi arritur që në pak ditë të ndihmojmë 6833 familje me pako bazë ushqimore. Gjithashtu më shumë se 308 pensionistëve i janë dërguar ilaçet sipas recetës së mjekut të familjes në shtëpi.

Dua të sqaroj se ky operacion humanitar vjen në ndihmë vetëm të familjeve në nevojë. Dua tu bëj një thirrje çdo abuzuesi me vila e mercedeza, të cilët kanë mundësi ta përballojnë vetë këtë situatë të vështirë, ta mos kërkojnë të marrin çfarë nuk u takon. Ne kemi informacion të qartë se kush janë realisht në nevojë.

Faleminderit për mirëkuptimin.

? KUDO KU KA NEVOJË DO TË VIJMË, JU VEÇ KUJDESUNI PËR MBROJTJEN E JETËS TUAJ, TË FAMILJES DHE KOMUNITETIT KU JETONI.

? RESPEKTONI MASAT DHE REZISTONI, TË GJITHA DO KALOJNË, VETËM JETA NUK VJEN DY HERË!#njëAtdhe ?? #njëFamilje