Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me një virus pothuajse të panjohur, duke u përqëndruar përvecse te trajtimi intensiv i të prekurve, edhe te këshillimi, informimi i qytetarëve mbi masat mbrojtëse, duke ua lënë fjalën ekspertëve, mjekëve dhe shkencës, në Shqipëri, ba bëzia politike dhe mediatike ka gjetur ushqimin e ditës, për të riprodhuar shqetësimin dhe pa nikun me të cilin infektojnë opinionin publik çdo ditë. Në asnjë vend të botës nuk është parë e dëgjuar që forca politike, njerëz publikë dhe me akses në media, që duhet të jepnin të parët mesazhe këshilluese, të qetësonin njerëzit, t’u bënin thirrje për kujdes e mbrojtje, të dalin e të panikojnë qytetarët duke deklaruar pa asnjë lloj kompetence profesionale se gjëndja është e rëndë dhe se sistemi shëndetësor shqiptar është një lem eri që nuk mund të mbrojë qytetarët. E paprecedentë ishte dalja e figurave të PD, si Albana Vokshi, vetë Lulzim Basha e më pas Oriola Pampuri, duke deklaruar se punonjësit e shëndetësisë ishin pajisur me maska të skaduara apo së në spitale mungonin pajisjet, apo se sot në Shqipëri nuk ka asnjë masë efikase për mbrojtjen nga virusi. Dukshëm një lojë e nev eritshme politike, e cila në një betejë për jetën njerëzore bëhet edhe më ç njerëzore.
Por më i papr ecedentë dhe më i nd yrë në një situatë kur be teja për jetën njerëzore kërkon solidaritet, është sul mi ndaj atyre që janë në vijën e parë të kësaj bet eje, mjekëve dhe ekspertëve. Oriola Pampuri, sul monte dhe aku zone dje si “mash trues” drejtorin e urgjencës Skënder Brataj, në një studio televizive, teksa ai informmonte për masat e marra dhe punën e bërë për izol imin e koronavirusit. Në një tjetër studio, mjeku Petrit Vargu, ish kandidati për deputet i Lsi, e sul monte si “një njeri të kapur”, mjeken Silva Bino, që ditët e fundit ka dhënë edhe një kontribut të vyer në opinion publik duke sqaruar e qetësuar qytetarët me fakte mbi virusin e ri. Këtyre njerëzve që në mënyrë të pas krupullt tentojnë të përdorin një fatke qësi botërore për interesa të ngushta të një loje politike që është fare e parëndësishme përballë jetës njerëzore, iu bashkuan po në studio televizive edhe gazetarë pa asnjë lloj backgroundi profesional mjekësor që hodhën baltë mbi mjekët, mbi sakrificën e përditshme, duke tentuar të pa nikojnë qytetarët.
Skan daloz ishte rasti i Sonila Meços që bllokonte linjën e urgjencës 127, për të provuar nëse funksiononte apo jo, teksa vetë punonjësja e urgjencës në telefon i komunikonte se ka një dyndje të paparë telefonatash, aq sa linja kapet me vështirësi. Ba bëzia e Sonila Meços për spektakël duke i bllokuar linjën qytetarëve në nevojë, është po aq e pask rupullt sa infodemia dhe përpjekja tinëzare e politikës për të përdorur pa asnjë kufi virusin, për një lojë të ulët politike, pa kursyer në këtë çmenduri edhe njerëëzit që përballen çdo ditë me rre zikun si mjekët dhe ekspertët e një jete të tërë në sistemin shëndetësor. Lexo.al/