Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se është shumë e rëndësishme që qytetarët të zbatojnë me përpikëri masat, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas mjekut, gjithçka varet nga sa do të zbatohen masat. Ai thekson se nëse këto masa zbatohen nga popullata, nuk do të shohim dot një pikë kulmimante të virusit në vendin tonë.

“ Kjo është rrjedhojë e masave që do të zbatojmë. Nëse masat do të merren seriozisht nga popullata ndoshta në këtë pikë nuk do ta shohim dot pikun”, shprehet mjeku për News 24. Sipas Alimehmetit, një person i infektuar mund të infektojë 2.3 persona të tjerë. Ai thekson se vetëm masa e distancimit social mund ta ulë këtë shifër nën zero. “Tjetër është edhe rritja e temperaturës, që e ul këtë koeficionet. Pra, me rritjen e temperaturave një person i infektuar mund të infektojë 1.3 persona të tjerë, por nuk e zhduk virusin. Pritet që brenda fundjavës zona më e goditur në Itali, Lombardia, të fillojë rënien e të infektuarve, kjo për shkak të masave të marra”, u shpreh mjeku