Çdo e keqe e ka një të mirë. Për këtë mund të thotë më shumë Albi Doka, që izolimi në shtëpi mund t’i realizojë një ëndërr të madhe. Në fakt, mbrojtësi i Tiranës publikoi dy “story” në Intagram ku në mënyrë virtuale i propozonte për martesë dy prej modeleve më të famshme të botës, Bela Hadid dhe Nastasya Wolf.

Diçka e nisur me humor, por Doka ka marrë një përgjigje. Nuk është përfundimtare, por propozimi duket se ka futur në mendime modelen ruse. “Duhet të mendohem”, I ka shkruajtur ajo futbollistit shqiptar. Nuk është shumë, por shpresa ka…