Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se kompanitë për pastrimin e mbetjeve, duhet të lajnë rrugë e trotuare.

Braçe shprehet se “pasi mësuam më shumë së kurrë nga Europa e jo vetëm se si lahen duart, tani duhet të mësojmë se si lahen rrugët, trotuaret, stolat! Shiko, e çmoj pafund përpjekjen, punën e kryetarëve te bashkitë për dezinfektimin e çdo ambienti publik, por duhet edhe më shumë! Rrugët e trotuaret duhen larë kështu! Ndalimqarkullimi e izolimi, duhet të shërbejnë pikërisht për këtë”.

Braçe thekson se “kompanitë e kontraktuara për pastrimin e mbetjeve të lajnë rrugë e trotuare kështu! Ti përgjigjen kësaj situate, të bëjnë dhe ata diçka me shumë!”.