Nga Mero Baze

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pande misë botërore, pas daljes jashtë kontrollit të epi demisë së koronavirusit. E thënë me terma më të thjeshtë, bota ka hyrë në l uftë, dhe Shqipëria është pjesë e kësaj lu fte.Tani mos prisni këshilla nga njerëz si unë, që janë po kaq të paditur, sa të gjithë të tjerët rreth epi demisë. Uroj të mos prisni ndonjë budallallëk nga redaksia ime, apo gazetarët që punojnë me mua, edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm që duhet të bëjmë kujdes.Por ka disa adresa publike që mund t’ua këshillojmë se si të ruheni nga paniku, duke hyrë në karantinë ndaj ekraneve.

Para se AMA të marrë një vendim serioz të mbyllë emisionet politike televizive derisa të kalojë epi demia, si vatra paniku për situatën që po kalojmë, unë po ua rekomandoj miqësisht këtë gjë.Mos shikoni emisionet e mbrëmjes në gjithë TV-të dhe gjithë klinikat psikiatriko- politike, që shfaqen në ekran çdo mbrëmje, të cilat rrisin në përpjestim gjeometrik panikun në shoqëri, në raport me audiencën e tyre.

Është e neveritshme se si gjoja në emër të transparencës, drejtuesi i “Opinion” i kërkonte dje me këmbëngulje raportueses nga klinika në Durrës, ti pohonte atë që ai donte, pra që ajo pacientja ishte rëndë dhe duke vde kur në atë moment. Katër herë ja përsëriti se nga “burimet e tij”, që ajo ishte shumë rëndë dhe raportuesja nga vendngjarja i thoshte, “është po aq rëndë sa ka qenë”.

Sot e ndjera ka ndërruar jetë, dhe nuk e ndihmon dot Fevziun t’i shtojë audiencën. Por ai mund të shpresojë se kur të bëhen gati për të vd ekur pacientë të tjerë, duhet që spitali doemos të telefonojë Fevziun, që të vd esin live.Një tjetër gjest kafshëror ishte thirrja e numrit 127 nga Sonila Meço, ndërkohë që qindra njerëz mund të kenë pas nevojë të flisnin me të, në kohën që ajo bënte muhabet me operatoren, sepse paskësh disa ankesa nga qytetarë, që mezi kapet numri i telefonit.

Pastaj mund të shikoni tek zonja Eni, se si ajo e shtyn gazetaren në terren, të flasë me të infektuar të mundshëm, pa maskë, dhe t’u kërkojë llogari institucioneve të shëndetësisë, të vihen në dispozicion të saj, sikur është kryetarja e Shtabit të Emergjencave.

Mund të vazhdosh ta ilustrosh pa fund këtë çme ndinë, por është mirë mos ta shikoni.

Ne nuk e ndalim dot Sali Berishën, Tritan Sheun, Petrit Vargun dhe ka nibalë të tjerë të politikës, të hedhin valle mbi ku foma, dhe të përdorin disa media të bëjnë te rror, por së paku ministrja e Shëndetësisë, drejtoresha e Shëndetit Publik, drejtori i Urgjencës dhe personalitete të tjera të shtetit, që merren me mjekësinë, nuk kanë pse flenë në studio televizive.

Nuk e kanë detyrim të plotësojnë tekat e gazetarëve për të qenë në studio, por të rrijnë në krye të detyrës. Ata mund të bëjnë një deklaratë 3 minuta në telefon për respekt të publikut, për të konfirmuar gjendjen, por nuk kanë pse dremisin në studio televizive, për t’u bërë pjesë e nevrisë publike që ngjall terror.

Nëse shteti ka nevojë që ata të japin mesazhe publike, le të rregjistrojnë në zyrë të tyre e ta transmetojnë. Por është jo njerëzore që ata të bëhen viktima të përbaltjes publike, duke marrë pjesë në këtë tallava publike.

Të vetmit gjeneralë të kësaj l ufte, janë mjekët shqiptarë, ata që ne nuk i njohim. Këta që dalin në ekrane i njohim, se i kemi parë në mitingjet e PD dhe LSI. Nuk i shikojmë heronjtë e vërtetë dhe s’kemi si t’i shikojmë as në pavione, se janë të mbuluar kokë e këmbë me veshje speciale.

Ata që po qëndrojnë në vijën e parë të kësaj lufte dhe që meritojnë gjithë respektin e shoqërisë shqiptare, duhet të jenë të vetmit para të cilëve duhet të përulemi, t’u dëgjojmë fjalën dhe t’ua bëjmë më të lehtë punën.

Kjo është një situatë l ufte dhe në luftë ka një komandë. Bilanci i lu ftës bëhet kur ajo mbaron dhe çdo zë tjetër që tenton të devijojë drejtimin e kësaj lufte nga mjekët, duke e zëvendësuar me politikanë sharlatanë, duhet të konsiderohet arm ik i kësaj lu fte dhe duhet trajtuar si i tillë.

Shikoni Maqedoninë e Veriut, ku pacienti zero është shfaqur para nesh. Lajmi që media i kushton rëndësi është shërimi i një pacienti, dhe jo paniku se virusi po përhapet. Tek ne duket se këmbëngulja e moderatorëve televizivë, është që dikush të vdesë live në emisionin e tyre.

Refuzojeni këtë spektakël të neveritshëm të ekraneve në mbrëmje në shtëpi. Derisa AMA të kthjellohet dhe të sillet si institucion në luftë, duke detyruar TV-të të japin emisione kulturore, sportive, apo utilitare, me të cilat njerëzit mund të përballojnë qëndrimin në shtëpi, përpiquni ta bëni vetë karantinën ndaj ekraneve.

Fikini ato, po patë ndonjë politikan apo kolegun tim gazetar, t’u flasë për gripin.

Nuk janë vetëm injorantë, siç jemi të gjithë për gripin. Janë dhe më keq. Janë spekulantë të ligj, që mendojnë se fitojnë pikë duke na treguar ku foma virtuale. Jënë më keq se ata që ngrejnë çmimet e ilaçeve dhe ushqimeve në këto kohë. Janë gjuetarë ku fomash.