Ministria e Shëndetësisë njofton se do vijojë mbyllja e të gjitha kafeneve, restoranteve, lokaleve e fast food-eve, deri më 3 prill.

Në urdhrin e Ministrisë, sqarohet se përjashtohet nga ky vendim vetëm shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.