Kryetari I Bashkisë Durrës Zhuljen Varfaj ka postuar një foto të flamurit Italian dhe flamurit shqiptar të bashkuar në formë zemre me mbishkrimin ”Durrësi e do Italinë!”

Flamuri është vendosur në pjesën e jashtme të bashkisë në shenjë soilidariteti për luftën që po kalon kundër COVID-19.

Në shenjë solidariteti, për t’u treguar fqinjëve tanë, por edhe të gjitha familjeve durrsake që prej vitesh jetojnë në anën tjetër të Adriatikut, se nuk janë VETËM!

Lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që po luftojnë për jetën kundër COVID-19!”, ka shkruar Varfaj.