Një fotografi e fuqishme ka dokumentuar momentin kur një gjysh ka takuar për herë të parë nipin e tij përmes një dritareje.

Pensionisti shihet në foto duke parë nga xhami të porsalindurin, i cili po mbahet në duar nga i ati.

Fotoja është shkrepur në Irlandë, aty ku koronavirusi ka prekur 785 persona.

Të moshuarit në të gjithë botën janë këshilluar që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për të mbrojtur veten nga virusi.