Qyteti italian i Piaçenzës është gjithashtu një nga qytetet e prekur shumë nga koronavirusi, shkruhet në faqen informative italiane TGCOM24.
Në emisionin analitik “Quarto Grado” pneumologu Cosimo Franco flet për situatën dramatike që po përjeton qyteti.
“Këtu kemi një situatë dramatike ku kemi më shumë se 1 200 të infektuar dhe kemi nevojë për personel, ne nuk jemi në buzë të zonës së kuqe ne jemi në zonë të kuqe. Makineritë mund të blihen por burimet njerëzore janë të nevojshme më shumë se kurrë në këtë moment të ndërlikuar”, theksoi ai.
Ai sqaroi edhe falë ndihmës së një skanimi CT mënyrën se si infeksioni COVID-19 mund të krijojë pasoja të rënda për mushkëritë.
“Nëse virusi sulmon alveolët ai mund të çojë në një rezultat të dyshimtë. Ata që infektohen për herë të dytë mund të kenë kontraktuar një tjetër degë të sëmundjes ”, shtoi ai duke theksuar se kjo lufta ndaj COVID-19, nuk do të jetë e lehtë .