Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po vijon procesin e shqyrtimit të dokumentacionit për 371 aplikimet e fermerëve dhe të agrobiznesit për të përfituar nga skemat e mbështetjes financiare të programit IPARDII. Fermerët dhe agrobiznesmenët mbyllën aplikimet për Thirrjen e Dytë nga Programi IPARD II në datën 15 Janar 2020. Të gjitha aplikimet janë dorëzuar në zyrat qendrore të AZHBR-së dhe ekspertët e fushës po vijojnë procesin e shqyrtimit të tyre.

Aplikimet janë kryer për tre masat mbështetëse të programit IPARD II që janë: Masa 1: “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” në sektorët:Qumësht, Mish, Fruta-Perime,Vresht. Masa 3: “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” në sektorët: Qumështi dhe përpunimi i qumështit, Përpunimi i mishit, Përpunimi i frutave dhe perimeve, Vera. Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” .