Këngëtarja e njohur Genta Ismajli prej kohësh ka bërë publike lidhjen me biznesmenin turk Hysen Usta. Dyshja po jetojnë një histori të bukur dashurie dhe së shpejti do e kurorëzojnë dhe me martesë. Genta dhe partneri publikojnë vazhdimisht në rrjete sociale foto pranë njëri-tjetrit dhe madje kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram. Usta ka publikuar së fundmi një foto pranë këngëtares, ku shihen pranë flamurit shqiptar dhe shkruan: “Tashmë jam zyrtarisht kosovar”. Ai ka krijuar një lidhje shumë të fortë me Kosovën dhe e ka vizituar disa herë.