Forcat e Armatosura vijojnë papushim operacionin humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.

Në kushtet e kufizimit të lëvizjes për evitimin e përhapjes së COVID-19, Forcat e Armatosura, Ministria e Brendshme, Emergjencat Civile dhe struktura vendore janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore në gjithë territorin e vendit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke raportuar dje para Kryeministrit Edi Rama për punën e realizuar nga Forcat e Armatosura, nënvizoi se janë në fokus të asistencës 609 429 familje në total.