Ditën e sotme Ilir Meta ka publikuar në Facebookun e tij një foto me boksierin Kristian Demaj duke shkruar se ishte i mrekulluar nga një video që i kishte dërguar ky i fundit para ca kohësh në Whatsup. Nga ana tjetër Ilir Meta shkruan se edhe pse Demaj ka lindur dhe jetuar në Gjermani, ai ka erdhur apostafat për protestën e 2 marsit ku u tubua për mbrojtjen e Kushtetutës.

Por si është e vërteta e kësaj historie të stisur nga Ilir Meta?

Në fakt Meta ka gënjyer hapur në atë që ka thënë mbi personin e Kristian Demës sepse e vërteta është që Demaj është një nga njerëzit kryesor të LSI-së në Shkodër.Mjafton të shohësh faqen e LSI Shkodër për të kuptuar si Demaj ka qenë në fushata, mitingje dhe zyrat e LSI pa ndërprerje. Ajo që është interesante që përsëri tregon si gënjen Meta është që Kristian Demaj nuk ka lindur dhe jetuar gjithë jetën e tij në Gjermani por ai ka lindur në Shkodër dhe ka pak kohë që ka ikur në Gjermani. Pavarsisht historisë se kush është Demaj ajo që vihet re në gjithë këtë fabul që tentoi të prodhonte sot Meta është që nga fillimi në fund fabula e tij ështënjë gënjeshtër e madhe për tu hedhur hi syve shqiptarëve me histori të sajuara si kjo e sotmja.

Më poshtë po ju japim reagimin e Metës dhe fotot që tregojnë se boksieri Demaj nuk ka ardhur për Kushtetutën në 2 mars por ai ka qenë gjatë gjithë kohës në krah të LSI dhe Ilir Metës në fushatat elektorale: