Flamur Noka kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ish deputeti i Partisë Demokratike, mendon se shefi i qeverisë nuk duhet të dalë më.

Përmes një postimi në Facebook, Noka thotë se Rama i ka futur frikën dhe e ka traumatizuar për koronavirusin.

Ai sugjeron që kryeministri të flasë me dashuri dhe ngrohtësi.

“Perfundimisht eshte rende shume.

A mund ti flasesh sot popullit tend gjithe mllef kur me shume se kurre ka nevoje per ngrohtesi dhe dashuri ne fjalet qe i thuhen..?

A mund ti hakerrehesh popullit tend kur ai ka nevoje per perkundesje e mbeshtetje ne cdo aspekt??

A mund ti thote dikush KM se cdo fjale horror dhe vreri qe ai nxjerr cdo dite jane rreptesisht te ndaluara ne keto kohe edhe sikur te pershkruanin realitetin sepse e deprimon shoqerine?

A e din ky KM qe eshte aty te qaj dhe te zgjidh hallet e popullit e jo populli te qaj e te zgjidh hallet e psikikes se tij???

A i thote dikush se kjo shoqeri e traumatizuar ka nevoj per pozitivitet e optimizem e jo ta traumatizosh edhe ti cdo dite e me shume??A sheh ky ndonje homolog qe del e terrorizon perdite e ne menyre permanente popullin e vet??

Nuk ndodh asgjekundi .

Mbylleni.

Mos e leni te dale se psikiken e tij te renduar po kerkon tja induktoj me zor cdo shqiptari dhe ky eshte nje dem qe do ja shohim pasojat neser.

Mbylleni e mos e leni te dal ne Tv”, thotë Noka.