Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të pajtohet me masat parandaluese që janë trumpetuar nga qeveria me dekret të posaçëm, për të shmangur kështu kontaktin mes masave por edhe futbollistvëe. Në këtë mënyrë, Komiteti i Emergjencës në Federatë, pas mbledhjes së fundit, vendosi që të anulojë grumbullimet e moshave për miqësoret në program.

“Komiteti i Emergjencës në Federatën e Futbollit, në vlerësim të situatës së fundit të krijuar në vendin tonë dhe në vijim të konsultimeve me specialistët përkatës, ka vendosur anulimin e grumbullimeve dhe sfidave miqësore që ishin planifikuar për kombëtaret e moshave, si më poshtë:

U – 15grumbullim rutinë, mes datave 16-20 mars; 2. U-19, grumbullimi në Shqipëri në datat 24-31 mars 2020, lidhur me dy ndeshjet miqësore me Kosovën. Ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29 dhe 31 mars 2020, dhe ky vendim merret në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës; 3. U-20 grumbullim rutinë dhe miqësore me ekipet brenda Shqipërisë mes datave 25-30 mars 2020.