Për të përballuar vir.uset apo sëmu.ndjet e ndryshme, mbi të gjitha duhet të kemi një imunitet të fortë. Lidhur me këtë, rol kyç luajnë një sërë faktorësh. Fillimisht, duhet të merreni më shumë me fizikun tuaj. Ushtrimet apo sportet janë gjithmonë zgjidhje kur vjen puna tek të qenurit aktivë. Përveç kësaj, ekspozimi në diell për një kohë të gjatë do të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar. Megjithatë, listës së ushqimeve që përfshini në regjimin ditor duhet t’i shtoni këto 8 produkte.

1. Portokalli, limoni, qitro kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila nxit prodhimin e rruazave të bardha në gj.ak. Këto të fundit lu.ftojnë inf.eksionet që futen në organizëm.

2. Speci i kuq përmban dyfishin e vitaminës C krahasuar me frutat e lartpërmendura. Kështu, pjatës së perimeve nuk duhet t’ia ndani këtë produkt kaq të rëndësishëm.

3. Brokoli përmban vitaminën A, C dhe E, si dhe është i pasur në antioksidantë dhe fibra.

4. Xhinxheri njihet për uljen e rre.zikut ndaj inflamacionit, si dhe lu.fton mikrobet që mblidhen në fyt.

5. Spinaqi është i pasur në antioksidantë dhe vitaminë C, prandaj konsiderohet si ideali për rritjen e imunitetit.

6. Kosi ka përmbajtje të lartë të vitaminës D, që do të ndihmojë organizmin të luftojë infek.sionet apo mikrobet e dëm.shme në periudhë gripi.

7. Bajamet janë të pasura në vitaminë E, që mban vendin e dytë pas vitaminës C për nga rëndësia. Një filxhan bajame në ditë do të mbajë larg inf.eksionet.

8. Çaji jeshil ndihmon në pastrimin e organizmit nga lëndët e padëshiruara, falë përmbajtjes së antioksidantëve. Kështu, nëse po mendoni të përfshini lëngjet e ngrohta në regjimin tuaj ditor, çaji jeshil duhet të mbajë vendin e parë.