Futbollisti shqiptar, Valdrin Mustafa i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës U-21 ka dhënë lajmin e mirë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar se ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe në test ka dalë negativ.

Ai falenderon të gjithë ata që e mbështetën në këtë sfidë të vështirë dhe thotë se pas pak ditësh do i nënshtrohet edhe një testi përfundimtar.

“Të dashur miq. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja, që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë mua dhe familjes time. Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”, ka shkruar Mustafa në rrjetet sociale.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, futbollisti i ekipit të Kosovës Valdrin konfirmoi se ishte infektuar me Koronavirus, në Hanover, teksa ka qenë në një ndeshje.