Shtatë shtete amerikane, kanë nxjerrër urdhra të izolimit në shtëpi, në mënyrë që të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Urdhërat prekin rreth 100 milionë qytetarë.

Të fundit që iu bashkuan kësaj liste janë Ohio dhe Luiziana. Kalifornia, Nju Jorku, Nju Xhersi, Konektikati dhe Illinois i kishin vendosur këto urdhëra më parë, duke lejuar vetëm aktivitete të rëndësishme të qytetarëve.

Autoritetet në Nju Jork shprehën zhgënjim të madh në lidhje me njerëzit që mblidhen në parqe publike.