Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, fitoi të gjashtën “Këpucë të Artë” në Europë, sezonin e kaluar. Kapiteni i Barcelonës është jashtë rrezes së nxehtë të kësaj gare, për ta mbrojtur kurorën e golashënuesit më të mirë në kontinent, sezonin në vazhdim. Rivali më i madh i argjentinasit, Cristiano Ronaldo, mbeti jashtë podiumit në sezonin e tij të parë me Juventusin, ndërsa është i etur për t’u rikthyer me një shifër të përmirësuar golash këtë edicion. Ja cila është renditja e golashënuesve më të mirë për momentin, në kampionatet europiane. Duhet pasur parasysh se goli në pesë ligat kryesore të kontinentit tonë (Itali, Gjermani, Angli, Francë dhe Spanjë) vlen 2 pikë, ndërsa në kampionatet e tjera, si Turqi, Austri etj., vlen 1.5 pikë.

1. Ciro Immobile | Lazio | 27 gola (54 pikë) 2. Robert Lewandowski | Bayern Munich | 25 gola (50) 3. Cristiano Ronaldo | Juventus | 21 gola (44) 4. Erling Haaland | Red Bull Salzburg/Borussia Dortmund | 25 gola (42) 5. Timo Werner | RB Leipzig | 21 gola (42) 6. Lionel Messi | Barcelona | 18 gola (36) 7. Kylian Mbappe | PSG | 18 gola (36) 8. Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 17 gola (34) 9. Romelu Lukaku | Inter | 17 gola (34) 10. Jamie Vardy | Leicester City | 17 gola (34) 11. Wissam Ben Yedder | Monaco | 17 gola (34) 12. Sergio Aguero | Manchester City | 16 gola (32) 13. Moussa Dembele | Lyon | 16 gola (32) 14. Mohamed Salah | Liverpool | 15 gola (30) 15. Danny Ings | Southampton | 15 gola (30) 16. Josip Ilicic | Atalanta | 15 gola (30) 17. Alexander Sorloth | Trabzonspor | 19 gola (28.5) 18. Shon Weissman | Wolfsberger | 19 gola (28.5) 19. Marcus Rashford | Manchester United | 14 gola (28) 20. Jadon Sancho | Borussia Dortmund | 14 gola (28) 21. Joao Pedro | Cagliari | 14 gola (28)