Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” ishte gazetari i njohur Baton Haxhiu. Fëmijët i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet, të cilave ai iu përgjigj pa asnjë kompleks. “Kush është gazetarja jote e preferuar grua dhe si e bëjnë ato punën e tyre në raport me drejtuesit burra?”, ishte një ndër pyetjet. Haxhia u shpreh se kjo pyetje e vendos në siklet sepse ndodh shpesh herë që gratë të jenë më të mira se burrat.

“Më ke vendosur në siklet shumë sepse nuk kam qejf të flas për gratë dhe burrat, për arsye se gratë janë ndonjëherë dhe shumë herë më të mira”, u përgjigj ai.