Lazio aktualisht është një ndër ekipet me ecurinë më të mirë në top 5 ligat evropiane, 21 ndeshje pa humbje. Skuadra e ndërtuar nga shqiptari, Igli Tare, është duke shkëlqyer këtë sezon. Lazio ka arritur të hyjë në mesin e 10 skuadrave me më së shumti ndeshje pa humbje në histori të Serie A, duke shkuar në 21 takime pa disfatë. Milan është skuadra me ecurinë më të gjatë pa humbje, 58. Top 10 skuadrat me ecurinë më të mirë në histori të Serie A:

1. Milan 58 (May 1991 to March 1993) 2. Juventus 49 (May 2011 to November 2012) 3. Fiorentina 40 (April 1955 to June 1956) 4. Perugia 38 (May 1978 to October 1979) 5. Inter 33 (May 2006 to April 2007) 6. Roma 30 (November 1980 to November 1981) 7. Torino 28 (March 1976 to February 1977) 8. Napoli 26 (March 2017 to December 2017) 9. Udinese 23 (December 1954 to September 1956) 10. Lazio 21 (September 2019 to February 2020)