Tiranë, 16 Mars – Në Shqipëri kemi 9000 shtrëtër në spitalet publike dhe jopublike që janë në dispozicion të situatës. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në emision “Opinion”, e cila ka theksuar se gjendja në spitale është aktualisht e qetë falë edhe masave të marra.
“Gjendja në spitale do të jetë dinamike, por momentalisht paraqitet e qetë. Kemi marrë disa masa në spitale për të reduktuar ndërhyrjet kururrgjikale, por edhe për të kufizuar sa më shume vizitat e familjarëve tek pacientët, në mënyrë që të lejojmë vizitat ciklike që u duhen qytetarëve. Në Shqipëri ne kemi mbi 9000 shtretër përfshirë dhe spitalet jo publike që janë vënë në dispozicion të situatës, që do vihen në shërbim në varësi të situatës dhe skenareve”, tha Manastirliu.