Damian Gjiknuri, në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Bashkimi Europian, Luigi Soreca. Në fokus të takimit, siç bën me dije vtë Gjiknuri, ka qenë pikërisht ecuria e kësaj Reforme, e cilësuar si një nga pikat më të rëndësishme të Bundestangut. Për Gjiknurin, mbyllja e kësaj reforme brenda afatit të përcaktuar, që është 15 marsi, do të ishte një sinjal i mirë për BE-në.
“Me ambasadorin Luigi Soreca të cilin e informova për ecurinë e procesit të reformës zgjedhore. Bashkimi Evropian mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut mes aktorëve politik të përfshirë në këtë proces. Përmbyllja me sukses e reformës dhe adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR do të ishte një mesazh shumë i mirë për të gjitha vendet anëtare të BE, në prag të vendimmarrjes për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë”, shkruan Gjiknuri.