Në Greqi janë shënuar tre të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 13.Mediat greke raportojnë se të vdekurit janë një 94-vjeçar, një 84-vjeçar dhe një tjetër 64 vjeç, të cilit kanë qenë në kushte spitalore dhe kanë patur probleme të tjera shëndetësore.
11 prej të vdekurve janë burra dhe 2 janë gra, ndërsa statistikat tregojnë se thuajse gjysma e të prekurve janë në fashën e moshës 40-60 vjeç, kurse 20 për qind 18-39 vjeç.