29 viktimat e koronavirus në Greqi, një 89 vjeçar ka humbur sot jetën në Kostur, 966 gjithsej rastet e regjistruara, mbi 10.000 llogaritet të jetë numri real, 66 në terapi intensive, 65 në intubim deri dje, ndërsa 4 pacientë kanë mundur të tejkalojnë rrezikun e të dalin nga intubimi ditën e djeshme, 2 me sëmundje kronike serioze, të moshës nga 52- 67 dhe çfarë ka shkaktuar hare e optimizëm në spitalin Sotiria në Athinë, një nga spitalet e posaçëm për trajtimin e koronavirus.
Mes viktimave të orëve të fundit është edhe një ushtar 46 vjeç në Xanthi, i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje shoqëruese.
Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Greqi, Sotiris Tsiodras, ka deklaruar se pa masa të rrepta mund të numëronim shumë viktima.
Ndërsa ka shtuar se testet e imunitetit të pak minutave, të cilat ka në sasi Greqia, nuk janë të vlefshëm në këtë fazë të pandemisë, pasi të dhënat mund të ndryshojnë, e se do të përdoren në vijim
Ministri i Zhvillimit deklaroi sot se shtyhet afati i masave të qarkullimit të kufizuar pas 6 prillit. Ndërkaq, mbyllet nga sot hyrja në parqet e mëdha të Athinës, Pedion Areos, Finopulu dhe Atikos Alsos si dhe hyrja në malin përreth Athinës, në Imitos.