Mbërritën me një avion në Verona 10 mjekë dhe 20 infermiere shqiptare për në Spitalin Civil të Brescias. Për t’i mirëpritur ata ishte presidenti i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, zëvendëspresidenti, Fabrizio Sala, këshilltari për Bujqësinë, Fabio Rolfi dhe nënsekretari Alan Christian Rizzi, shkruan grupi mediatik ”NAZIONE – Carlino – GIORNO”.

”Faleminderit për ndihmën konkrete”, ishte mesazhi i italianëve, ”në një moment shumë të ndërlikuar për Lombardinë”.

”Ju jeni dëshmia e miqësisë midis Romës dhe Tiranës që na lidh. Jam i sigurt se ata do të jenë në gjendje të kontribuojnë në lehtësimin e punës së përfaqësuesve tanë të jashtëzakonshëm të shëndetësisë, të cilët javët e fundit kanë bërë një demonstrim të përkushtimit, aftësisë dhe përsosmërisë më të lartë se sa mund të imagjinohet”, shtuan ata.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar Edi Rama thotë: “Si mund ta harrojmë Italinë dhe ndihmën e saj në të gjitha krizat shqiptare nga 1991 deri në 1997, në luftën e Kosovës të vitit 1999 dhe në tërmetin e fundit të 2019”.

Giuseppe Conte falënderon gjithë Shqipërinë.

Përgjigjja e Ramës: “Historia e ndihmës mes popujve tanë daton shekuj më parë, kur shqiptarët u bënë diga që ndaloi pushtimin otoman, së pari në Itali dhe më pas në Europë”.