Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përshëndetur vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Xhaçka e ka cilësuar një lajmi të tillë, një rreze shprese mes kësaj krizë kur ka shumë nevojë për të shpresuar dhe besuar nga e ardhmja.
Ministrja nënvizon faktin se sot jemi një hap më shumë pranë Europës dhe ëndrrës për të cilën kemi punuar, sakrifikuar dhe pritur aq shumë.
“As situata e vështirë që po kalojmë sot, nuk e zbeh dot rëndësinë e lajmit për hapjen e negociatave.
Përkundrazi, ky lajm është si një rreze shprese mes kësaj krize, ku ka aq shumë nevojë për të shpresuar e besuar tek e ardhmja.
Jemi sot një hap më pranë Europës, jemi sot një hap më pranë ëndrrës për të cilën kemi punuar, sakrifikuar e pritur aq shumë.
Prandaj sot, le të gjejmë kurajon e besimin për të parë me shpresë drejt të ardhmes, përtej krizës ku jemi sot, të cilën do ta kalojmë të gjithë sëbashku, duke nxjerrë në pah më të mirën, ashtu siç ka bërë ky popull gjithmonë sa herë që natyra apo historia e ka përballur me kriza, sfida e vështirësi”, reagon Xhaçka.