Ditën e sotme, disa portale pranë opozitës, si dhe disa media kombëtare, kanë nxituar të publikojnë lajmin e rremë, se shteti shqiptar ka humbur gjyqin e arbitrazhit kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Për të provuar këtë, mediat në fjalë kanë paraqitur si provë dokumentin e publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID).

Ndërkohë, po i njëjti dokument e shpreh në mënyrë të qartë se cështja në fjalë është ende në proces dhe se bëhet fjalë vetëm për heqjen e masës së sigurisë.

Shqipëria ka iniciuar procesin e anulimit të vendimit në gusht të vitit 2019, dhe sipas dokumenteve te publikuara nga vete ICSID, shqyrtimi gjyqësor i ceshtjeve të tilla zgjat mesatarisht rreth 2 vite.

Lajmi I rremë në faqen e Top Channel

Lajmi I rremë në faqen e TPZ

Lajmi I rremë në faqen e Syri.net