Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani, ka reaguar menjëherë pas një denoncimi të bërë në rrjete sociale nga ish-deputetja demokrate Fatbardha Kadiu, e cila akuzoi spitalin se nuk tregonte për një pacient të prekur nga koronavirusi.
Në të njëjtën kohë, Kadiu tha për DurrësLajm se mjekët ndiheshin të frikësuar, pasi nuk kanë veshjet e nevojshme për t’u mbrojtur nga infektimi prej Covid-19.
“Nje tjeter i shtruar me coronavirus në spitalin e Durresit e nuk tregojne. Mostra”, shkruan ish deputetja e PD Fatbardha Kadiu ne rrjetin social.
Deklaratat e Kadiut hidhen poshtë nga drejtoresha Jani, e cila thotë për DurrësLajm se “ne Spitalin e Durresit vine te gjithe pacientet qe dyshohen per Covid 19, kjo nuk eshte e fshehte pasi te gjithe e dine se pacientet qe shkojme ne Tirane, nga spitali i Durresit nisen, nuk nisen nga ajri!
Ne Spital ketyre pacienteve i behen te gjitha ekzaminimet e nevojshme duke filluar nga gjaku, CT, u meret tamponi me corona virus dhe pritet pergjigja! Nqs tamponi vjen pozitiv, pacienti dergohet ne Tr, ndryshe mjekohet per semundjen qe ka!”
Në të njëjtën kohë, Jani reagon ashpër për një etiketim të bërë nga Kadiu, e cila e mbyllte postimin e saj me fjalën Mostra.
“Si mundet te nxjeri nga goja nje femer te tilla fjale MOSTRA!!! Po zor nuk te vjen Fatbardha, se nuk e meriton fjalen zonje, kur na shan me fjalen MOSTER!!!” – shkruan Jani.
Në të njëjtën kohë, drejtoresha hedh poshtë edhe pretendimin se mjekët nuk janë të pajisur me veshjet e përshtatshme për t’u mbrojtur nga infektimi me Covid-19.
Reagimi i plotë i drejtoreshës Jani:
Si mundet te nxjeri nga goja nje femer te tilla fjale MOSTRA !!!
Po zor nuk te vjen Fatbardha, se nuk e meriton fjalen zonje, kur na shan me fjalen MOSTER !!!
Per cfare komenton kjo ish deputete ?!
Ne Spitalin e Durresit vine te gjithe pacientet qe dyshohen per Covid 19, kjo nuk eshte e fshehte pasi te gjithe e dine se pacientet qe shkojme ne Tirane, nga spitali i Durresit nisen, nuk nisen nga ajri !
Ne Spital ketyre pacienteve i behen te gjitha ekzaminimet e nevojshme duke filluar nga gjaku, CT, u meret tamponi me corona virus dhe pritet pergjigja !
Nqs tamponi vjen pozitiv, pacienti dergohet ne Tr, ndryshe mjekohet per semundjen qe ka !
Nqs pacienti eshte me tampon NEGATIV, nuk quhet me Covid sipas rekomandimeve te OBSH !!
Biles ne spital, ne raste e dushuara jemi bere dhe 2 here tampon !!!
Sa per personelin, mos te behet merak zonja ish deputete se ato i kane te gjitha mjetet e nevojshme mbrojtese !!
Mos te meret me “ zera” nga spitali Durresit, por te vi ti shohi si punojne e ku punojne brenda te gjitha protokolleve te OBSH !!!
Mos te kete frike, se asnje nga keta djem e vajza te mrekullueshme te stafit te urgjences jane goxha te mbrojtur dhe nuk e infektojne zonjen ne fjale !