Kostumi presidencial është një kostum që i ka ndenjur ngushtë presidentit Ilir Meta, të paktën që prej pranverës së vitit të kaluar, kur opozita zyrtare ishte larguar nga Parlamenti dhe prote stonte në shesh dhe vetë kreu i shtetit dekretoi an ulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, në një akt të pashembullt në historinë e pluralizmit shqiptar. Ai e “shq eu” këtë kostum në fillim të korrikut të vitit të kaluar kur statusi i presidentit nuk e pengoi që të fa jësonte ndërkombëtarët, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përpjekjen për vendosjen të një shteti paralel (deep state) në Shqipëri. Arnat e vendosura me vështirësi përgjatë gushtit dhe në javët e para të vjeshtës mezi e mbajtën Metën brenda kontureve të kostumit presidencial në pë rpla sjen me mazhorancën dhe me Ardian Dvoranin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Shkak i përpl asjes ishin emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Meta aku zonte se po i rrë mbeheshin kompetencat, se KED dhe Kuvendi kishin shk elur Kushtetutën dhe se kishte zbuluar një mekanizëm maf ioz për ka pjen e Gjykatës Kushtetuese nga ana e mazhorancës. Pjesë të këtij mekanizmi aku zoi edhe përfaqësi ndërkombëtare në Tiranë dhe diplomatë të huaj në vendin tonë. Por, dalja jashtë godinës së presidentit dhe nënshkrimi në bulevard i dekretit që rrë zonte ligjin për betimet në distancë, ligj që i heq ekskluzivitetin e betimeve presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese ishte kulmimi i një rrugë që Ilir Meta e ka nisur prej kohësh. Bashkë me daljen nga oborri presidencial Meta doli edhe nga kostumi i kreut të shtetit. Përpjekja për ta portretizuar pro testën si apolitike dhe manif estim qytetar kun dër shkeljes së Kushtetutës u trad htua nga vetë gjuha e zgjedhur prej tij në fjalimin prej thuajse 40 minutash që mbajti para të pranishmëve.
Fjalimi ishte më shumë një fjalim prej lideri opozite dhe pak të përbashkëta kishte me fjalën e një presidenti Republike, që në Kushtetutë është palë mbi palët. Meta foli për “sekt maf ioz” që drejton shtetin, duke iu referuar “Rilindjes” dhe për një organizatë maf ioze ndërkombëtare që prej vitesh po shkel sovranitetin e Shqipërisë. Ai foli me termat që deri para pak muajsh i ka përdorur Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kur iu referua oligarkëve, si një grusht njerëzisht që promovojnë ligje an tikushtetuese në Kuvend dhe që si shus hunja po i pijnë gja kun këtij populli. Meta foli sërish si lider opozite kur u zotua para të pranishmëve në shesh se nuk do të lejonte grushtin e shtetit të mazhorancës me asnjë mjet dhe paralajmëroi mazhorancën se do të firmoste personalisht në sallën e Parlamentit dekretin e shpërndarjes së këtij institucioni nëse nuk merrej seriozisht dekreti i rrëzimit të ligjit për betimet. Kur thotë “merret seriozisht”, Meta nënkupton tërheqjen e mazhorancës nga kjo nismë. Deri në këtë pjesë qëndrimi mund të interpretohet krejtësisht si normal, por kur kërc ënimi për të drejtuar popullin brenda në sallën e Parlamentit dhe më pas për të firmosur shpërndarjen e tij nuk është aspak presidencial, edhe për vetë standardet e vendosura nga klasa politike shqiptare ndër vite.
Kër cënime të ngjashme ndaj Parlamentit dhe Kryeministrisë, madje edhe përpjekje për “t’i pus htuar këto institucione” kemi parë pranverën e kaluar në pro testat e udhëhequra nga opozita. Pikërisht me arsyetimin se kishte marrë informacione se protestues të op ozitës do të hynin në Parlament më 8 qershor 2019, Meta dekretoi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Më pas e mbrojti këtë vendim edhe duke nënkuptuar se kishte mbrojtur institucionet dhe përpl asjen civile. Sot, pa u mbushur ende një vit nga ky moment, vetë Meta kër cënon institucionin që me një dekret tha se e kishte shpëtuar; Parlamentin. Akoma më ironik është fakti që të gjitha këto ndodhën në sytë e Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe drejtuesve të tjerë opozitarë, që në këtë pro testë thanë se dolën me statusin e qytetarit. A po shkon Ilir Meta drejt krijimit të një partie politike me projektin e drejtimit të opozitës?(SI)