Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca gjatë fjalës së tij në konferencën “Sfidat e prokurorisë së Përgjithshme” e mbajtur sot në Tiranë, veçoi rolin e këtij të fundit në sistemin e drejtësisë. Sipas Sorecës, roli i Prokurorit të Përgjithshëm është forcuar pas ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, për të cilat duhet të jenë të gjithë krenare dhe të shpresojnë për një drejtësi ndryshe.

Diplomati europian nënvizoi ndër të tjera, se ka ardhur koha që sistemi në drejtësi të jetë sa më efikas e t’i shërbejë popullit shqiptar. “Arritjet e fundit në sistemin e drejtësisë janë tepër të rëndësishme edhe për brezin e ri të prokurorëve dhe gjykatësve. Duke parë rezultatet e arritura kemi objektivin të kërkojmë përpara. Sistemi gjyqësor përballet me vës htirësi në tërësi, sistemi duhet të jetë më efikas. Të miratohen më shumë të drejta për njeriun, më shumë hetime proaktive. E di që është më e thjeshtë të flasësh se sa të veprosh, por duhet profesionlizëm për të ecur përpara. Euralius është i gatshëm për asist encë. BE ka dhënë 34 mln euro në lidhje me këto reforma, për ta bërë sistemin më efikas dhe kjo është puna jonë. Vitet e ardhshme ta bëjmë më efikas sistemin në drejtësi, që t’i shërbejë popullit shqiptar. Jemi për një sistem gjyqësor transparent, reforma në drejtësi është motori për ta bërë vendin të ecë përpara”,- tha ai.