Diten e sotme disa portale shkruajten se infermieri Qazim Ismaili, ishte pompist karburanti dhe jo infermier. Pasi mediat bene publike licencen e tij, ka reaguar edhe Urdhri i Infermierit, i cili thekson se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit. Lejet e Ushtrimit të Profesionit të lëshuar nga UISH janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.
DEKLARATE PËR SHTYP
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.
Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejt të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.
Lejet e Ushtrimit të Profesionit të lëshuar nga UISH janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.