Situata në Itali nga dita në ditë bëhet më e vështirë!
Numri i të infektuarve dhe i të vdekurve është rritur ndjeshëm dhe vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 627 persona duke e çuar numrin total të tyre në 4032.
Lidhur me situatën në vend ka folur edhe një inferniere, e cila prej ditësh kujdeset për të infektuarit dhe thotë sfidat me të cilat po përballen mjekët.
Në fillim të videos prekëse ajo thotë se tashmë kanë arritur në një situatë, ku nuk po i numërojnë më as viktimat.
“Punojmë të gjithë në stres dhe tension. Tensioni psikologjik është në majë. Fatkeqësisht, situata nuk mund të vihet në kontroll në gjithë rajonin e Lombardisë, sepse ka shumë të shtruar. Kështu që edhe ne po punojmë në një situatë emergjence të plotë. Problemi është se shumë nga stafi janë në shtëpi të prekur. Kështu që ne duhet të bëjmë gjithçka. Po përfundon përgatitja e spitalit në Milano, që do të jetë gati prej pak ditësh dhe do t’u shërbejë pacientëve në kujdes intensiv nga provinca e Bergamo-s dhe Brescia-s, dy zonat që tani janë jashtë kontrollit”, thotë infermierja.
Në fund, e përlotur ajo u bën thirrje të gjithëve për ta marrë situatën sa më seriozisht pas kjo nuk është shaka.
“Shikoni lajmet nga Italia dhe kuptoni sesi është në të vërtetë situata. Është e paimagjinueshme”, shprehet ajo.