Interi dhe Sensi u dashuruan me shikim të parë, deri kur problemet e vazhdueshme fizike të mesfushorit shtatshkurtër nisën që të dilnin në pah dhe mes stolit dhe tribunës, ndeshjet e tij si titullar u rralluan.

Edhe pse Interi me Sassuolon kanë një pakt nderi, zikaltërit nuk duan që të paguajnë më shumë se 20 mln euro për kartonin e tij, ndaj edhe në verë do të duhet të bisedojnë dhe të flasin për një tjetër mundësi, ndoshta duke shtyrë edhe huazimin për një tjetër sezon.