Pas ambasadës së SHBA-së, edhe drejtuesi i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka postuar mesazhin në Twitter duke u kërkuar të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat.

“Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat kundër Covid19. Mesazh i përbashkët nga organizata ndërkombëtare & partnerë zhvillimi në Shqipëri”.