Presidenti Conte është shprehur se ka një Itali që respekton rregullat e shpreh solidarizim duke kënduar nga ballkonet. “Ne duhet të shmangim në të gjitha mënyrat lëvizjet jo absolutisht të nevojshme. Është koha për sakrifica, për zgjedhje të përgjegjshme. Që në fillim kam punuar me një frymë uniteti, duke e vendosur shëndetin në qendër, e cila besoj shpjegon se konsensusi është 62%. Jemi duke u përballur me një emergjencë që nuk njihet kurrë që nga periudha e paslu  ftës e deri sot”, është shprehur Conte.

Gjithashtu është shprehur se shumica dërrmuese e italianëve janë të vetëdijshëm se rregullat shërbejnë për të mbrojtur të dashurit e tyre dhe se është krenar që drejton këtë komunitet të madh, i cili në momentin e vështirësisë maksimale nuk ndalon së kënduari himnin kombëtar duke falenderuar mjekët dhe infermierët që punojnë të rraskapitur në repart. Pyetjes se a do të jetë në gjendje Italia të ndalojë epideminë, apo do të infektohet një pjesë e madhe e popullsisë, Cone i është përgjigjur.

“Nëse vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi duke shmangur kontaktet me rr ezik, do të jemi më efektivë në kontrollimin e virusit. Shkencëtarët na thonë se ne ende nuk kemi arritur kulmin, këto janë javët më të rr ezikshme dhe kemi nevojë për kujdes paraprak. Ne nuk mund ta lëmë ruajtjen tonë. Ështe sfida më e rëndësishme e dekadave të fundit, për ta fituar atë ju duhet kontributi i përgjegjshëm i 60 milionë italianëve”, është shprehur Conte.