Nuk ka liri për Ronaldino, i arr estuar dhe mbajtur në parabur gim në kryeqytetin e Paraguajit, Asunción. Ai u kap në këtë shtet me pasaportë fa lse, bashkë me vëllanë e tij. Pas shkallës së parë, që e la pas hekurave, edhe Apeli vendosi ta mbante në parabu rgim. Kësisoji, nuk bëri punë as mbrojtja e ish-yllit brazilian të futbollit, që ofroi si garanci 8 milionë dollarë. Në fakt, as Ronaldinho dhe as vëllai i tij nuk u paraqitën vetë në seancë.
Ronaldinho po mbahet në “Quadrilatero”, një sektor i vendosur në katin e fundit të ndërtesës kryesore që strehon policë me procese gjyqësore, përveç politikanëve të ndjekur penalisht për ko rrupsion dhe t rafik dr oge. Mësohet se Ronaldino pati një vizitë të veçantë në b urg, nga ish-lojtari i Atlético Madrid dhe Inter, ish-kapiten i Paraguajit, Carlos Alberto Gamarra, i cili tregon bisedën që pati me brazilianin:

“Ronaldinho më tha: unë vij nga shtresat e varfra, e kam provuar vu ajtjen. E vetmja gjë që më shqetëson është nëna ime. Jam burrë dhe duhet ta përballoj vetë gjithçka që vjen. Ai është mirë, nënshkruan autografe për të gjithë djemtë e tjerë në bu rg. Isha në një dhomë, teksa bisedova me të”.