Leonardo përqesh me gjuhë përpara makinës fotografike. Fytyra e tij e qeshur është tanime simbol i fitores. Kështu tregon bashkiaku i Corbetta, Itali, Marco Ballarini, që poston një foto të vogëlushit nga komuna e Milaneses, që është shëruara nga koronavirus.
Leo përfaqëson një nga shumë fëmijë pozitiv me virusin, që kanë fituar betejën në spital falë ndihmës së mjekëve, apo që akoma po luftojnë dhe ku fatmirësisht asnjë nuk është rëndë.
“Mirë se u ktheve në shtëpi i vogli Leo. Sot kemi një motiv më shumë për të qeshur, për të qënë të lumtur, për tu ndjerë edhe më shumë një Komunitet i bashkuar’, ka shkruar qytetari i parë.
‘Sot shohim fytyrën e mrekullueshme të shpresës, shpresën tonë. Corbetta pret krahë hapur në shtëpi të voglin Leonardo, që sapo ka dalë nga spitali, ku ka fituar betejën kundër Covid-19′, ka shtuar ai. ‘Leo dhe shumë fëmijë të tjerë fatmirësisht po arrijnë ta mundin virusin vdekjeprurës’.