ITALI

Koronavirusi u mori jetën 743 personave të tjerë në 24 orët e fundit në Itali, duke e çuar bilancin total në 6820 viktima. Edhe pse dje edhe pardje pati një rënie të numrit të personave të vdekur sot shënohen 743 vetëm për 24 orë.

3.612 janë rastet e reja për një total prej më shumë se 54 030 persona të infektuar. Ndersa dje kane qene 3.780, pra sot ka nje renie te numrit te te infektuarve.

Po ashtu është rritur dhe numri i të shëruarve, 8.326, 894 më shumë se dje. Shifrat janë përditësuar në konferencën e përditshme për shtypin nga kreu i Emergjenve Civile, Angelo Borrielo.