Kryeministri Italian, Giuseppe Conte bëri thirrje për një koordinim europian në fushën e shëndetësisë dhe të ekonomisë për t’u përballur me koronavirusin duke paralajmeruar se vendi i tij nuk kishte arritur ende pikun e përhapjes.  Në një intervistë për të përditshmen “Il Corriere della Sera” publikuar sot, kryeministri theksoi se ishte i nevojshëm një koordinim europian për masat shëndetësore dhe ekonomike, ndërkohë që ai do të marrë pjesë sot në samitin e jashtëzakonshëm të G7 për koordinimin e luf tës kundër koronavirusit në fushën shëndetësore, financiare dhe të kërkimit.

“Momenti europian mbërriti për të bërë zgjedhje të guximshme dhe Italia mund të ofrojë një kontribut domethënës , si vend që ka njohur për here të pare një përhapje kaq të gjerë të virusit”, konfirmoi ai. Italia ka regjistruar në total 1 809 të vd ekur dhe 24 747 raste, me një rritje prej 368 të vde kur në 24 orë, një record, sipas bilancit të fundit të publikuar dje në mbrëmje.