Ka një shqetësim alarmant të të gjithë drejtuesve të sistemit shëndetësor këto ditë në Shqipëri, por edhe me mjekët që përballen direkt me të dyshuarit apo të prekurit nga Covis- 19. Ai lidhet me faktin se ata që shkojnë për të kërkuar ndihmë në spitale nuk po tregohen të sinqertë. Nuk tregojnë saktësisht atë që u kërkohet nga personeli mjekësor, të cilët kanë një protokoll shumë strikt, ku për të shpëtuar nesër jetën e secilit prej pacientëve potenciale, gjëja Nr. 1 që kërkohet është që ata të tregojnë të vërtetën. Të tregojnë me saktësi historinë e dy- tri javëve të të fundit të lëvizjeve të tyre, nëse kanë qenë apo jashtë shtetit? Kur kanë ardhur? Me kë janë takuar në Shqipëri? E kështu me radhë.

Kjo është një mënyrë elementare që specialistët, mjekët dhe gjithë profesionistët që po meren me luftën kundër koronavirusit në Shqipëri të kuptojnë gjëndjen e secilit prej pacientëve, por edhe të gjurmojnë sa më saktë e sa më shpejt, rrugën që mund të ketë ndjekur virusi nga bartësi fillestar, tek të tjerët. Në mënyrë që të meren masat në kohë, për të shëruar ata që rezultojnë pozitivë dhe për të parandaluar përhapjen e mëtjeshme të virusit. “Tregojuni mjekëve të vërtetën”, përsëriti sërisht sot thirrjen e saj publike zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. Sepse edhe gjatë 24 orëve të fundit, ka patur me sa duket ende qytetarë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Por në vend që të tregojnë të vërtetën e tyre ashtu siç është, duket se ata po gënjejnë. Rasti më flag arant u shënua disa ditë më parë në Fier, ku një paciente nuk tregoi në kohë se kishte ardhur nga Italia. Kjo a larmoi të madh e të vogël dhe u kërkua vetëkarantinimi apo paraqitja për vizita urgjente mjekësore, e të gjithë personave që ishin takuar me të.

Ndaj o njerëz. Ngulite shumë fort në mendje: Nuk është turp që të jesh sot në kushtet e një pandemie globale, me covid-19. Turp është që të gënjesh. Të mos thuash të vërtetën. Madje sot është më shumë se turp. Është faj. Eshtë kr im. I rëndë madje. Sepse me apo pa dashjen tënde, ti vr et të tjerët. Vr et fëmijën tend. Vre t bashkëshortin tend. Vr et prindërit e tu. Të dashurit. Motrat e vëllezërit. Miqtë e dashamirësit. Fqinjët dhe këdo tjetër që ke takuar rastësisht ose jo. Ndaj, një thirrje publike duhet të bëjmë të gjithë sot: Ju lutemi, nëse shkoni të kërkoni ndihmë mjekësore, tregoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër që nuk është e vërtetë! Deri dje kjo qasje ishte detyrë dhe test sinqeriteti. Sot është detyrim human, qytetar dhe kombëtar.

Alpenews.al